Orakulli i këtij Botërori, macja shurdhe me emrin Akil ka dhënë parashikimin edhe për ndeshjen e dytë të Rusisë, atë ndaj Egjiptit. Pasi parashikoi saktë fitoren e Egjiptit ndaj Arabisë Saudite, ndeshje të cilën organizatorët e Botërorit e fituan 5-0, ka parashikuar sërish një fitore të Rusisë, këtë herë kundër Egjiptit të Mohamed Salah, i cili me të gjithë gjasat do të jetë në fushë sot, por nuk dihet nëse do ta nisë si titullar. Duket sikur Akili po favorizon Rusinë, por le të shohim edhe rezultatin në këtë ndeshje të dytë, pasi në të parën ia qëlloi saktë.