Barcelona e mirëpret Real Madridin në “Camp Nou” sot pasdite për El Clasicon e parë dhe shumë të pritur të sezonit 2018-19.
Vendasit janë në vendin e dytë në La Liga, një pikë mbrapa liderit Atletico Madrid që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar, derisa Real Madridi ndodhet në vendin e tetë pas një fillim sezoni të tmerrshëm nën udhëheqjen e Julen Lopeteguit, transmeton Gazeta Express.
Për herë të parë që prej vitit 2007, nuk do ta shohim Lionel Messin apo Cristiano Ronaldon në fushë në El Clasico, për shkak se i pari e theu dorën javën e kaluar, ndërsa i dyti e braktisi Real Madridin për t’iu bashkuar Juventusin këtë verë.
El Clasico ka ndërtuar një reputacion i të qenit i fëlliqur dhe me mashtrime, por së fundmi është publikuar një video që e tregon anën e ndritur dhe të dy palët duke treguar respekt të madh për njëri-tjetrin.
Shumë persona e shohin këtë ngjarje si 90 minuta plot simulime, përleshje, faulle, abuzime ndaj gjyqtarit dhe pjesë tjetër të shëmtuara të lojës së bukur.
Por, një video e shkëputur nga El Clasico e fundit është publikuar tani, dhe midis gjakrave të nxehtë, tregon respektin e vërtetë që lojtarët e Barçës dhe Realit e kanë për njëri-tjetrin.
Videoja e paraqet Gerard Piquen, i njohur si njeri që nuk ka aspak simpati për Real Madridin, si dhe përqafimin e vërtetë mes kapitenëve përkatës, Sergio Ramosit dhe Leo Messit.