Akil Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos Abu Dhabi në Emiratet e Bashkaura Arabe, duke ia siguruar Kosovës medaljen e tretë të argjendtë dhe të katërtën në përgjithësi nga ky turne.
Xhudisti kosovar u stolis me medaljen e argjendtë në kategorinë -73 kilogramë, por lëshoi mundësinë ta rrëmbejë të artën, pasi u mund në finale nga xhudisti gjeorgjian Shavdatuashvilit, raporton Gazeta Express.
Kosova largohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe me katër medalje, një të artë dhe tri të argjendta, një sukses i jashtëzakonshëm Nora Gjakovës (e artë), Majlinda Kelmendit (e argjendtë) dhe Distria Krasniqit (e argjendtë) dhe Akil Gjakovës (i argjendtë).