Akil Gjakova ka gabuar në çerekfinale, duke humbur nga Tohar Butbul. Akil Gjakova ka dështuar të kualifikohet në gjysmëfinale të “Grand Slamit” të Bakusë, pasi u mposht në çerekfinale nga xhudisti izraelit, Tohar Butbul, raporton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Megjithatë, Akili ka një tjetër shans për medalje, atë të bronztë përmes Ripasazh. Deri më tani e ka mposhtur xhudistin nga Moldavia, Victor Sterpu dhe po kërkon që të kthehet në Kosovë të paktën me medalje.
Ai tani do të përballet me Rustam Arujov nga Azerbajxhani.
Akili, që po garon në kategorinë deri në 73 kilogramë dhe që po kërkon medalje, rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në atë të dytë pati punë me xhudistin rumun, Alexandru Raicu.
Ai nuk e kishte aspak të lehtë ndaj rumunit dhe mori dy kartonë të verdhë për gabime, por në fund, bëri një lëvizje fantastike që befasoi kundërshtarin dhe arriti ta përplas në tokë për të fituar me Ippon.
Por, në çerekfinale nuk ia doli, duke humbur nga Tohar Butbul.
Na Baku, Kosova do të përfaqësohet me dy xhudistë. Pas Akilit, të dielën, Loriana Kuka do të zbresë në skenë, në kategorinë -78 kilogramë.
Në rrethin e parë, ajo do të ketë punë me britaniken Katie-Jemima Yeats-Brown, ndërsa nëse e fiton këtë meç në xhiron e dytë e pret Madeleine Malonga, që kaloi tutje pa luftë.
Të dy xhudistët synojnë të fitojnë medalje në Baku, e po ashtu edhe pikë drejt sigurimit në normës olimpike për Olimpiadën “Tokyo 2020”.