Dy xhudistët kosovarë do të garojnë këtë fundjavë në “Grand Slamin” e Bakusë, që do të mbahet në Azerbajxhan. Xhudoja kosovare rikthehet në fokus pas pauzës disajavëshe, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Akil Gjakova dhe Loriana Kuka do të garojnë këtë fundjavë në Grand Slamin e Bakusë, i cili do të mbahet në Azerbajxhan.
Akili do të garojë të shtunën në kategorinë deri në 73 kilogramë. Ai do të përballet në rrethin e parë me boksierin rumun, Alexandru Raicu.
Ndërsa, Loriana do të zbresë në skenë të dielën, në kategorinë -78 kilogramë.
Në rrethin e parë, ajo do të ketë punë me britaniken Katie-Jemima Yeats-Brown, ndërsa nëse e fiton këtë meç në xhiron e dytë e pret Madeleine Malonga, që kaloi tutje pa luftë.
Të dy xhudistët synojnë të fitojnë medalje në Baku, e po ashtu edhe pikë drejt sigurimit në normës olimpike për Olimpiadën “Tokyo 2020”.