AKE: Faturë të lartë joreale për roaming kanë paraqitur 16 për qind e shfrytëzuesve

Shkup, 28 qershor Në 16 për qind të rasteve gjatë shfrytëzimit të roamingut nga shfrytëzuesit e vendit ka pasur faturë të lartë joreale që paraqet rënie prej dy për qind në krahasim me vitin e kaluar. Shumica e personave që kanë marrë faturë të lartë për roaming konsiderojnë se ajo i referohet shfrytëzimit të bisedave (36 për qind) dhe shfrytëzimit të internetit (32), përderisa 40 për qind nuk e dinë se kujt i referohet fatura.

Këto janë disa nga rezultatet kyçe nga hulumtimi i mendimit publik nga aspekti i mbrojtjes së shfrytëzuesve të shërbimeve elektronike, zbatuar për nevojat e Agjencisë për komunikime elektronike prej datës 24 deri më 31 të muajit të kaluar në ekzemplar reprezentues prej 1.1000 të anketuarve.

Pothuajse një e pesta e të anketuarve të cilët e dinë çka është roamingu kanë dëgjuar për marrëveshjen për roaming rajonal. Prej tyre 16 për qind e kanë shfrytëzuar atë volitshmëri. Gjysma e shfrytëzuesve të roamingut rajonal, ndërkaq, konsiderojnë se ai është i lirë në mënyrë jo të konsiderueshme.

Ulje të re të çmimeve të shërbimeve në roaming mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe BeH-së do të ketë prej të hënës. Nga ajo datë çmimet do të ulen për 27 për qind, ndërsa prej korrikut të vitit 2021 do të hiqen tërësisht, në pajtim me Marrëveshjen e nënshkruar në Samitin e dytë digjital për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për fillim të procedurës për heqje të roamingut ndaj Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave të AKE-së, në 12 muajt e fundit, 18 për qind e populaltës së vendit kanë shfrytëzuar roaming. Mbi një e katërta (27 për qind) e shfrytëzuesve të roamingut informohen për çmimin e roamingut në vendin fqinj. Roamingu më së shpeshti shfrytëzohet për dërgimin e SMS porosive – 78 për qind dhe për biseda – 54,8 për qind, përderisa internet në roaming shfrytëzuan vetëm 18 për qind të shfrytëzuesve të roamingut.

Në telefoninë mobile numri i shfrytëzuesve të cilët nënshkruan marrëveshje dyvjeçare shënon rritje prej shtatë për qind në krahasim me vitin 2018 dhe paraqet 65 për qind. Shumica e shfrytëzuesve që lidhin kontratë kanë paguar shtesë për aparatin telefonik (53  për qind) apo kanë marrë aparat telefonik pa pagesë (30 për qind).

Shfrytëzuesit e internetit përmes telefonit mobil shënojnë rritje këtë vit (69 për qind) në krahasim me vitin e kaluar (64 për qind) .

Me anë të telefonit janë ankuar nëntë për qind e shfrytëzuesve të telefonisë mobile dhe 21 për qind prej tyre ishin plotësisht të kënaqur nga përgjigja e operatorëve. Numri i shfrytëzuesve të pakënaqur nga përgjigja është ulur në raport me vitin 2018 për gjashtë për qind. Ankesë me shkrim kanë dërguar dy për qind e shfrytëzuesve të telefonisë mobile, prej të cilëve shumica, 82 për qind janë ankuar për shumën e faturës. Në 82 për qind të të anketuarve që kanë parashtruar ankesë me shkrim, përgjigje kanë marrë për më pak se 15 ditë.