Prishtinë, 12 dhjetor – Nga vendosja e taksave prej 100 për qind për importin e produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në Kosovë, kompanitë eksportuese nga këto dy vendet kanë shënuar humbje prej dhjetë milion euro, ndërsa mijëra punonjës në këto kompani rrezikojnë të mbeten pa vend pune.
Kjo, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s, qëndron në anketën e Aleancës kosovare të bizneseve, që u publikua sot në Prishtinë.
Anketa është kryer nga 21 nëntori deri më pesë dhjetor dhe aty janë përfshirë 300 biznese, prej të cilëve 95 kompani nga Serbia, të cilët bashkëpunojnë me kompani të ndryshme nga Kosova.
Qeveria e Kosovës më 21 dhjetor solli taksë prej 100 për qind në eksportin e produkteve nga Serbia dhe nga BeH, si përgjigje të, siç theksoi, “sjelljes destruktive të Beogradit ndaj Prishtinës, veçanërisht në planin ndërkombëtar”, por edhe për shkak të sjelljes jokorrekte të autoriteteve serbe ndaj firmave nga Kosova të cilët eksportojnë në Serbi dhe ata të cilët i transportojnë produktet e tyre në vendet tjera evropiane nëpërmjet atij vendi.