Everton, Wolves dhe Southampton po kërkojnë të nënshkruajnë sulmuesin e Leipzig Jean-Kevin Augustin. 21-vjeçari arriti të shënonte 12 gola në sezonin e kaluar për ekipin nga Bundesliga, por këtë vit ai e ka humbur vendin në formacion nga Yussuf Poulsen. Sipas asaj që shkruajnë mediat, edhe Leipzig do ta lejonte largimin e francezit, por vetëm për një shumë jo më të ulët se 38 milionë paundë. Augustin u transferua te Leipzig në verën e 2018 nga PSG, ndërkohë që ka një kontratë që përfundon më qershor 2022.