Moskë, 12 gusht – Sipas të dhënave nga Instituti për siguri bërthamore të Akademisë ruse të shkencave të marra nga sistemet për ndjekjen e rrezatimit, nuk ekziston rrezik nga rrezatimi tek popullata lokale pas incidentit gjatë testimit të motorit raketor në rajonin Arhangelski. Këtë e deklaroi mbrëmë akademiku dhe drejtori i Institutit Leonid Bolshov.
“Kemi të dhëna nga sistemi për vëzhgimin e radiacionit përmes internetit dhe të enjten kemi parë rritje të rrezatimit në prapavijë në Severodvinsk që ka zgjatur rreth një orë e gjysmë”, ka thënë Bolshov, duke shtuar se rrezatimi në prapavijë është mbajtur në nivel shumë të ulët.
Siç sqaroi ai, rrezatimi nga aparati i rentgenit është shumë më i madh.
“Rritja vëzhguese e radiacionit është një mijë herë më e vogël nga rrezatimi i një personi në aparatin e rentgenit ose nga ai që e pranon njeriu gjatë fluturimit me aeroplan. Nuk ka absolutisht kurrfarë rreziku për shëndetin e njeriut”, ka thënë ai.
Incidenti ka ndodhur të enjten në poligonin për teste ushtarake në veri të rajonit Arhangelsk, kur u djeg derivat raketor, ku e humbër jetën pesë persona të punësuar në korporatën Rosatom.