Laura PAPRANIKU
Shkup, 20 tetor – Arsimi i mesëm profesional, me theks të veçantë ai i drejtimeve sportive, muzikore dhe artit figurativ, vazhdon të mos jetë i akcesueshëm për të gjithë nxënësit në Maqedoni, shkruan gazeta KOHA. Hapja e paraleleve të para të gjimnazit sportiv para gjashtë viteve, u mendua se do të ngushton hendekun e thellë që ekzistonte deri në këtë kohë, sa i përket mundësive apo jo që kishin nxënësit për shkollim të mesëm sportiv, sipas gjuhës në të cilën zhvillonin mësimin. Mirëpo, tamam kur nis të merr hov regjistrimi i nxënësve edhe në paralelet me mësim në gjuhën shqipe, në Shkollën e mesme sportive “Metodia M. Brico”, u iniciua themelimi i Akademisë Sportive dhe më vonë shndërrimi i saj në shkollë të mesme. Me këtë u kthye përsëri disavantazhi i paralelet me mësim në gjuhën shqipe, pasi pjesa dërmuese e këtyre paraleleve janë hapur në komuna me shumicë maqedonase. Në të njëjtën kohë, për mësimin në gjuhën maqedonase është dukshëm më i gjerë se sa për mësimin në gjuhën shqipe edhe gama e disiplinave sportive në të cilat formohen ato paralele. Në gjuhën shqipe, paralele të Akademisë Sportive ka vetëm në Tetovë dhe Gostivar, kurse vazhdojnë të qëndrojë në sirtarët e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) kërkesat për zgjerimin e Akademisë edhe në qytete dhe shkolla të tjera, ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.
“Dy vite më parë kërkuam që Akademia të hap paralele edhe në kuadër të gjimnazit tonë”, thotë për KOHA, wXheladin Muça, drejtori i Gjimnazit “Ibrahim Temo” në Strugë. Sipas tij, interesim i të rinjve struganë për arsim sporti, nuk mungon dhe për këtë ishin drejtuar në MASH me kërkesën për formimin e paraleleve të futbollit dhe hendbollit.
“Mirëpo, nga MASH nuk morëm asnjë përgjigje më shkrim. Me arsyetimet gojore na jepnim të kuptojmë se shkak qëndron në distancën e afërt gjeografike mes Strugës dhe Ohrit”, sqaron Muça. Pra, meqë Akademia ka disperzuar paralele sportive në Ohër dhe meqë Struga nuk është shumë larg, nuk është parë e arsyeshme që këso paralele të formohen e Strugës. Ky qytet, varetë nuk gjendet shumë larg Ohrit, mirëpo atje nuk ka paralele me mësim në gjuhën shqipe. Mësimi në gjuhën jo amtare, pa diskutim që është hendikep dhe kjo i ndalon shumë të rinj shqiptarë të cilët, edhe pse mund të kenë potencën dhe dhuntinë fizike, edhe pse mund të jenë të talentuar, përsëri vendosin të regjistrohen në shkolla të tjera. Madje, ka pasur raste kur pasi kanë bërë një vit shkollë në paralelet sportive në Ohër, e kanë braktisur atë shkollë për të vazhduar me arsimin gjimnaz. Një rast i tillë konfirmohet dhe në “Ibrahim Temo”. Drejtori Muça thotë se është e vërtetë që para tre viteve një ish-nxënës i paraleleve sportive të Ohrit erdhi dhe vazhdoi shkollën në vitin e dytë në gjimnazin e Strugës.
“Për shkak të drejtimeve të ndryshme, nxënësi në fjalë iu nënshkrua provimeve diferenciale dhe fitoi statusin gjimnazistit në shkollën tonë. Tani është në vit të katërt”, pohon drejtori.
Për nga niveli i shkollimit, paralelet e Akademisë së Sportit janë të barabarta me çdo lloj tjetër të arsimit të mesëm profesional. Në vitin 2015 Akademia e Sportit mori edhe zyrtarisht statutin e shkollave të mesme dhe nisi punë si e tillë nga viti shkollor 2015/2016. Dy vite më parë, ishte themeluar me paralele eksperimentale, të cilat u hapën në kuadër të Shkollës shtetërore për edukatë fizike “Metodi M. Brico” në Shkup dhe ku u hapen paralele për futboll, basketboll, hendboll dhe tenis. Për shkak të interesimit të madh të nxënësve dhe prindërve të tyre që të regjistrohen në Akademinë e Sporteve, MASH në vitin 20010 ndryshoi Ligjin dhe e shndërroi Akademinë në shkollë të mesme sportive. (koha.mk)