Qendra Analitike-Kërkuese e BDI-së “Abdilaqim Ademi”, sot me akademi përkujtimore e shënoi jetën dhe veprën e themeluesit të saj, njëkohësisht ish sekretari i përgjithgjishëm i BDI-së dhe zyrtar i lartë shtetëror në disa mandate, Abdilaqim Ademit në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, tha se Abdylaqimi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në BDI dhe në institucionet që ka drejtuar. Ai ka qenë ideator dhe themelusi i Qendrës Analitike Hulumtuese me emrin e tij, theksoi Ahmeti.
“Abdilaqim Ademi ka konktribut të jashtëzakonshëm në drejtim të institucioneve, ka qenë institucionalist, ka qenë drejtues i mirëfilltë i idesë mbi misionin, programin të cilin e përcaktonte Bashkimi Demokratik për Integrim. Për Abdylaqim Ademin unë ruaj kujtimet nga më të mirat të jetës sime”, tha Ahmeti.
Njeri që promovonte virtyte njerëzore dhe kombëtare, kështu e cilësoi Abdylaqim Ademin, drejtori i Qendrës Analitike Hulumtuese, njëkohësisht nënkryetar i BDI-së, Izet Mexhiti.
“Në çdo përvjetor, kujtimi për të do të jenë forca jonë më e madhe dhe dëshmi se vepra dhe kontributi i tij kombëtar qëndron si lapidar i pathyeshëm në mendjet tona si parim i shëndoshë, fal të cilit ende vazhdojmë të qëndrojmë në këmbë me hapin drejtë rrugës së përparimit kombëtar për të cilin ideal ai punoi deri në çastet e fundit të jetës së tij”, tha Mexhiti.
Siç citon “RTM2”, detaje për veprimtarëinë e tij të hershme në ilegalitet, sollën familjarët e Abdulaqimit, pasi siç e karakterizuan, se ai ka qenë njeri modest dhe s’ka trumpetuar bëmat tij.
Kujtime për veprën e Abdilaqim Ademit evokoi edhe Shoqata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së, ndërkaq në akademinë përkujtimore u shfaq edhe filmi i shkurtër dokumentar, kushtuar jetës dhe veprës së Abdylaqim Ademit.(koha.mk)