Shkup, 24 nëntor – Fëmijët, të moshuarit dhe personat me diagnozë kronike konsiderohen si grupet më të rrezikuara nga ndotja e ajrit, pasi gjendja e tyre mund të përkqësohet edhe më shumë, por nuk përjashtohen as personat e shëndoshë të marrin infeksione nga ajri i ndotur. Kështu tha në intervistën për Agjencinë e lajmeve MIA, drejtori i Klinikës universitare për pulmologji dhe alergologji Dejan Dokiq.
“Më të prekshëm janë fëmijët, më të moshuarit dhe pacientët me sëmundje kronike. Ndotja e ajrit është shkak, sidomos PM grimcat, për përkeqësim të gjendjes tek pacientët me sëmundje kronike respiratorë, siç janë astma, pneumonia, sëmundja kronike obstruktive e mushkërive, infeksioni i sipërm respirator, ftohjet, sëmundjet kardiologjike, problemet kardio -pulmonale, infarkti, kardiopimopatitë… Do të thotë, ndotja e ajrit, përveç që tek njerëzit e shëndetshëm shkakton ndonjë infektim të lehtë dhe ndoshta do të kenë ndonjë simptomë, definitivisht e përkeqëson gjendjen tek pacientët me sëmundje kronike, ndërsa përkeqësohen edhe alergjitë. Konsiderohet se ndotja e ajrit vepron edhe tek vetë alergjitë, në atë kuptim që e potencojnë agresivitetin e tyre, duke përkeqësuar simptomat tek këta pacientë. Edhe infeksionet janë më të shpeshta në këtë periudhë. Ndotja e ajrit i lehtëson të gjitha proceset e infektimit të trungut respirator nga hunda deri te mushkëritë, duke përfshirë edhe pneumoninë. Është dëshmuar se rritet numri i receptorëve në sipërfaqen e tyre, përmes së cilës hyn virusi”, u shpreh Dokiq.
Si pasojë e ndrojtjes së ajrit, Dokiq thotë se ka shënuar rritje numri i pacientëve të cilët janë shtrirë nëpër spitale.
“Numri i pacientëve është në rritje, kjo është evidente e shohim, edhe hospitalisht me përkeqësim akut, gjegjësisht me reagime inflamatore të inkoluara në sëmundje kronike. Ndërkaq, unë me siguri nuk mund të pohoj nëse ky numër i rritur ka të bëjë në ndotjen e ajrit, e cila me dekada është e pranishme, ndoshta është pak më e përforcuar, sepse viteve të fundit matet. Si do ta dini nëse ka grimca PM kur nuk mateshin, ndërsa ishim dëshmitarë nëse edhe atëherë kishte mjegulla. E mbaj mend edhe para 20 viteve kishte mjegull dhe vinte erë e dyoksidit të squfurit disa, dhe djegie të syve, por askush nuk e maste. Ndotja e ajrit është e dëmshme për pacientët me sëmundje kronike, te të cilët ka përkeqësim më të madh të gjendjes, por është e dëmshme edhe për secilin njeri të shëndoshë”, tha ai.
Ajri i ndotur përbëhet nga disa grimca të ndryshme organike dhe joorganike. Një pjesë e tyre janë PM grimca, i quajmë PM 10, sepse janë dhjetë mirkometra në diametër dhe janë në numër më të madh. Ka grimca, që janë nga dy e gjysmë deri në pesë mikrometra me madhësi të mesme dhe ka nën një mikrometër, të cilat vijnë deri te organet më të vogla të frymëmarrjes të ashtuquajtura alveola. Ato janë të dëmshme dhe shkaktojnë kancerin e mushkërive. Grimcat më të mëdha kryesisht mbeten në hundë dhe në membranën e mukozës të syve, si dhe në trungun bronkial edhe tek të ekzaminuarit e shëndetshëm.