Çfarë qëndron pas Jeff Benzos i cili është në krye të Amazonës, drejtorit gjeneral të Merck & Co. Kenneth Fraizer dhe biznesmenit të suksesshëm Steve Ballmer? Përveç që janë të suksesshëm, të pasur dhe inteligjent, të tre janë tullacë, transmeton gazetametro.net. Përndryshe meshkujt tullacë janë shumë tërheqës për femra, prandaj nuk është për t’u çuditur që Jason Statham dhe Bruce Willis janë në listën e më të dëshiruarve. Këtë e provon edhe studimi i zbatuar në Universitetin e Pensilvanisë i cili tregon se femrat i përjetojnë meshkujt tullacë si dominues dhe të suksesshëm. Rezultatet kanë treguar se meshkujt tullacë lejnë përshtypjen si të fuqishëm, me ndikim dhe meshkuj autoritarë. Nga arsye të caktuar anketueset i kanë konsideruar meshkujt tullacë, nga fotografitë të cilat i janë prezantuar, si më të lartë dhe më të fortë nga ata me flokë, transmeton gazetametro.net. “Prandaj, nëse dëshirojnë që të potencojnë dominimin e tyre, meshkujt të cilëve kanë filluar t’ju bijën flokët duhet ta rruajnë kokën deri në fund. Nëse për asgjë tjetër atëherë për të përmirësuar pozitën e vet në shoqëri”, thotë Albert Mane, autori i studimit. Gjithashtu, anketueset i kanë përjetuar tullacët si më inteligjentë, dhe gjatë është konsideruar se ata janë gjithashtu më të mirë në seks sepse humbja e flokëve ndërlidhet me nivelet e testosteroneve. Megjithatë, nuk është e vërtetë se humbja e flokëve te meshkujt gjithmonë shkaktohet nga testosteronet por se hormoni DHT ndikon në gjëndrën e flokut.
Ajo për çfarë meshkujt dëshpërohen, femrat e adhurojnë
Leave a comment