E ardhmja e Arlind Ajetit është te Torino. Sipas Calciomercato.com mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka vendosur të mbetet te Torino. Ish anëtari i Frosinones dhe Baselit ka refuzuar transferimin te Palermo, pasi dëshiron ta kërkoj rastin te Granada, përcjell Express. Ajeti, i cili u lëndua para nismës së kampionatit, këtë sezon ende nuk ka luajtur në Serie A. Ai ka vetëm një ndeshje zyrtare me torinezët në Kupën e Italisë kundër Pisas.