Ekipi i Milanit, por edhe për performancën e tij personale. Në një moment, ai ka vlerësuar në një farë mënyre, mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, duke e cilësuar si mbrojtësin që i ka hapur më shumë punë.
“Trajneri Gatuzo gjithmonë më jep këshilla të rëndësishme, duhet të mbajmë grupin e bashkuar. Unë si Inzagi? Është pak herët që të krahasohem me të. Mbrojtësi më agresiv? Ajeti i Krotones, më ka nxirë jetën gjatë gjithë ndeshjes. Sqarimi me Inzagin në fund të takimit? Sportiviteti është i pari, por në aksionin që shënova me dorë duket qartë që nuk e bëra me qëllim, doja të godisja me kokë. Për fat, është edhe VAR-i, që e ka konsideruar golin të rregullt