Sulmuesi i West Hamit, Albian Ajeti, është shumë afër kalimit te Celticu, raporton “Daily Record”. Klubi skocez fillimisht ishte paraparë të nënshkruante me 23-vjeçarin nga Kosova në formë huazimi, por tash ka arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm prej 5 milionë funtesh. Ajeti pritet ta kompletojë transferimin e tij në fund të kësaj jave.
Reprezentuesi zviceran nuk realizoi asnjë gol me fanellën e West Hamit gjatë edicionit 2019/2020 në 13 paraqitje me klubin londinez. Ai ishte transferuar te londinezët në verën e vitit të kaluar për 8.7 milionë euro.