Uashington, 10 dhjetor 2018 (MIA) – Kandidati i presidentit amerikan Donald Tramp për shef të ardhshëm të kabinetit të tij Nik Ajers tashmë nuk është aktual, ndërsa për këtë funksion Trampi tani ka parasysh të paktën dy persona.
Disa media perëndimore, duke iu referuar burimeve të cilat janë të njoftuara me rastin, pohojnë se kandidatët për këtë pozicion janë ministri i Financave Stiven Munxhin dhe kongresistit republikan dhe kryetar i krahut të djathtë të organizatës së kongresit Haus fridom kakus, Mark Medous.
Mediat tjera theksojnë se në lojë janë të paktën katër persona, mes të cilëve janë Medous dhe drejtori i zyrës për menaxhim dhe buxhet Mik Malvejn.
Ajers, i cili u largua nga gara për funksionin shef i kabinetit të presidentit, gjendet në krye të kabinetit të zëvendëspresidentit Majk Pens.
Ai në Tuiter ka shkruar se së shpejti do ta braktis Shtëpinë e Bardhë, ndërsa disa orë më vonë edhe Tramp konfirmoi se ai nuk do ta fitojë punën.
Trampi me siguri deri në fund të vitit do të sjell vendim për shefin e ri të kabinetit.