Mjaftoi një sezon i mrekullueshëm në të cilin realizoi 38 gola në 56 ndeshje në total që Dusan Tadic të fitonte një kontratë të përjetshme me Ajaxin e Amsterdamit.
Klubi nga Amsterdami zyrtarizoi të hënën rinovimin e kontratës me 30-vjeçarin i cili zgjati deri në vitin 2026, marrëveshjen që i skadonte në 2023-in. Me kontratën e re, Tadic me shumë gjasa do ta mbyllë karrierën te harkëtarët pasi arrin moshën 37-vjeçare në fundin e marrëveshjes, gjithmonë nëse e respekton deri në vitin 2026.