Klubi holandez ka bërë blerjen e parë për sezonin e ardhshëm. Ajaxi ka zyrtarizuar blerjen e Kik Pierie nga Heerenveeni, me mbrojtësin që do t’i bashkohet ekipit më 1 korrik.
Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 5-vjeçare, pra deri në 30 qershor 2024. Kik Pierie luan qendërmbrojtës dhe konsiderohet pasuesi i Matthijs De Ligt, i cili pritet të transferohet në verë te Barcelona.
Mbrojtësi i U-19 të Holandës u lind më 20 korrik 2000 në Boston, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pierie është formuar në akademinë e Heerenveenit, ndërsa skuadrës së parë iu bashkua në vitin 2018, transmeton kp.
Në Eredivisie 18-vjeçari ka shënuar gola, duke përfshirë edhe finalizimin ndaj Ajaxit në “Johan Cruijff Arena”, janarin e kaluar (Ajax-Heerenveen 4-4).