Ajax zyrtarizonë pasuesin e Ten Hag

Ajax nuk ka humbur aspak kohë teksa menjëherë ka emëruar pasuesin e Erik Ten Hag që nga sezonin i ardhshëm do të drejtojë Manchester United. “Harkëtarët” kanë bërë zgjedhjen e tyre ndërsa i kanë besuar skuadrën sërish një trajneri holandez. Fjala është për Alfred Schreuder që ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare, ndërsa e njeh mirë ambientin e Ajax pasi në sezonin 2018-2019 ka qenë ndihmësi i Ten Hag pikërisht te “Harkëtarët”, që në atë sezon mbërritën deri në gjysmëfinalen e Champions League.

Nga ana tjetër, 49-vjeçari ka edhe një tjetër eksperiencë në rolin e asistentit teksa ka qenë përkrah Ronald Koemann tek Barcelona në 2020-2021.

Por, prej atij viti, Schreuder ka pasur një aventurë në rolin e trajnerit të parë te Clubb Brugge, ndërsa tashmë me Ajax vjen prova e vërtetë. Vetë Schreuder theksoi pas nënshkrimit me Ajax se për të është një nder të drejtojë klubin kampion të Holandës ndërsa shtoi se kërkon të fitojë tituj me një ekip që luan futboll tërheqës.

Advertisements

“Është një mundësi dhe nder i madh të jem trajner i Ajax. Dua që në Amsterdam të fitoj tituj me një skuadër që luan futboll të bukur. Dua një ekip të balancuar me lojtarë me eksperiencë, por edhe me të rinj e me perspektivë. Gjithsesi, aktualisht dua ta mbyll sa më mirë sezonin me Brugge”, u shpreh Schreuder, i cili është një fitore larg titullit kampion në Belgjikë.