Ajax u mund 1-0 në fushën e Az Alkmaar, duke u thyer pas 6 ndeshjes ku morën fitore në seri dhe arritën të kualifikohen për në çerekfinale të Champions League.
Juventus u mund më herët nga Genoa, Ajax e ndoqi nga pas. Të dy skuadrat do të përballen me 10 prill dhe trajnerin Ten Haag e shqetëson gjendja e Ziyech, i cili la fushë i dëmtuar që në minutën e 23’-të dhe sipas raportimeve të para ka humbur zyrtarisht dy ndeshjet me Marokun.