E fundit nga katër fitoret e Ajax kundër Real Madridit erdhi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve (1995-1996). Flasim për suksesin 2-0 në “Santiago Bernabéu”. Kjo ishte fitorja e katërt e klubit të njohur holandez kundër rivalëve të ngjashëm spanjollë.
Real Madridi i ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit kundër Ajax, duke shënuar 20 gola dhe pësuar vetëm 2 të tillë. “Los Blancos” triumfuan 4-1, si në Holandë, edhe Spanjë, në përplasjen më të fundit të këtij kompeticioni, në fazën e grupit (2012-2013). Ajax e ka fituar këtë trofe 4 herë, ndërsa Real Madridi më shumë se askush tjetër, plot 13 herë.