Ajax-Juventus: Rikujtojmë finalen e CHL më 1996 (VIDEO)

Shorti çerek-final i Champions Leagues na ka sjellë disa përballje mjaft interesante. Një ndër to padyshim se është ajo mes Juventusit dhe Ajaxit.

Sigurisht, Juve ka mundur të kishte ndonjë kundërshtar edhe më të fortë përballë, por potenciali i Ajaxit nuk duhet nënvlerësuar.

Sidoqoftë, “Zonja e Vjetër” ka kujtime të mira kundër skuadrës holandeze, të cilën e ka dominuar vazhdimisht në duelet direkte. Humbja e fundit e biankonerëve nga Ajaxi daton në vitin e largët 1973, derisa nuk kanë pësuar disfatë në dhjetë përballje. Madje, herën e fundit kur Juve e ka fituar Champions Leaguen ishte takuar në finale pikërisht me Ajaxin, të cilën e mposhti në penallti. Mbetet të shihet nëse do të kenë të njëjtin fat bardhezinjtë ose jo.

Ndeshja e parë do të luhet në Holandë në 9 prill, ndërsa e kthimit në 16 prill.