Air Berlin do të ndërpresë shërbimet nga Cyrih në Prishtinë dhe Shkup, në fund të muajit të ardhshëm, pasi linja ajrore i nënshtrohet ristrukturimit në përpjekje për të përmirësuar financat e saj. Fluturimi i fundit për në Prishtinë do të jetë më 25 mars, ndërsa shërbimi final për kryeqytetin maqedonas është planifikuar për 31 mars. Edelweiss Air dhe Germania Flug do të vazhdojnë të lidhin Prishtinën dhe Shkupin me qytetin e madh të Zvicrës. Zurich ishte destinacioni më i ngarkuar që ka shërbyer jashtë Prishtinës në vitin 2016 dhe i dyti më i ngarkuar nga Shkupi. Air Berlin është kompania e dytë më e fuqishme në Gjermani e cila në flotën e saj disponon shumë aeroplanë nga më modernët. Kompania e dytë Ajrore gjermane“Air Berlin”, së bashku me “Kosova Airlines”, kanë startuar me vendosjen e linjës së rregullt në relacionin Zurich-Prishtinë – Zurich me datën 25.10.2009