Ai luan tek Arsenal, fiton mbi 30,000 euro në javë. Ajo jeton në rrugë dhe duhet të durojë temperaturat e ulëta teksa fle në një kontejner tre metra katrorë. Ainsley Maitland-Niles, 20 vjeç, i cili luan si mbrojtës krahu me londinezët, nuk do ta ndihmojë mamanë e tij. Këtë raporton anglezja The Sun.
Maitland-Niles jeton me vëllain e tij Cordi, 23 vjeç, në një apartament 800,000 euro – ndërsa mamaja e tyre është trokë. Jule Niles tregon se ajo ka tre muaj që jeton në një kontejner të ftohtë pa tapet, dritare apo tualet. Tre vite më parë gjithçka ishte në rregull. Niles debutoi në moshën 17-vjeçare tek Arsenal dhe atëherë ka falënderuar Zotin dhe mamanë e tij për atë arritje.
Por pas një sherri të saj në qendrën stërvitore të Arsenal me disa punëtorë të klubit, gjërat kanë shkuar për keq. Ajo ka ndërhyrë më shumë se sa duhet në karrierën e tij, diçka që nuk i pëlqeu lojtarit.