I dënuari i Hagës për krime lufte në Kosovë Dragolub Ojdaniq për portalin serb “alo” ka përkujtuar atë që ai e ka quajtur shantazh të Martti Ahtisaarit e të Çernomirdinit gjatë një takimi me ish – kryetarin e Serbisë Sllobodan Millosheviq në të cilin kishte marrë pjesë Ojdaniq. “Ata i dhanë ultimatum Millosheviqit. Me këtë rast Ahtisaari i tha: Kjo është më e mira që kemi mundur t’ua ofrojmë. Për ofertën nuk ka kurrfarë debati, nëse nuk e pranoni, do t’i vazhdojmë bombardimet dhe Beogradi do të bëhet rrafsh sikur kjo tavolinë”, tha ai, transmeton Koha.net. Millosheviq pastaj e thirri urgjentisht takimin me kryetarët e grupeve parlamentare për t’u deklaruar për kushtet. Kuvendi i miratoi për këto kushte, vetëm radikalët ishin kundër.