AHSEN EROGLU (DURU): Fama nuk më ka ndryshuar aspak (FOTO)

Një nga aktoret më të famshme turke të gjeneratës së re. Ahsen Eroglu apo e njohur për opinionin tonë si Duru Güneş tek seriali “Anne – Nëna” fillimet e karrierës i ka pasur si sportiste për të vazhduar më pas me reklama e tek më tej me seriale ku edhe vazhdon suksesshëm. Në një intervistë për mediat atje ajo zbulon shumë gjëra rreth vetes

 

Keni marrë mësime për aktrim, kush ju zbuloni juve si aktore?

E zbulova vetë shpirtin tim, pasi pasioni filloi që si fëmijë, isha një fëmijë me shumë perspektivë jam marrë me shumë sporte, gjithsesi më pas zgjodha të studio në Izmir për të vazhduar karrierën time fillimisht si sportiste. Pas disa reklamave televizive i erdhi radha karrierës si aktore, që pasoi serial pas seriali.

Çfarë mendoni kur filluat xhirimet e serialit ‘Nëna’?

Fillimisht kur lexova skenarin mu duk paksa si demode, por me kalimin e ditëve në xhirim e dija që do thyej rekordet e shikueshmërisë edhe ashtu ndodhi, ndonëse unë aty paraqitem si një vajzë e ngathët a unë në fakt jam një vajzë e re dhe fitimtare.

Çfarë e bën Ahsen aq të ndryshme?

Nëse dëshironi të flas për dashurinë nuk do e bëj sepse edhe aq jam romantike por nuk parapëlqej të flas për jetën private pasi njëherë kam folur dhe më janë keqpërdorur gjërat nga mediat.

Publiku nganjëherë të njeh në rrugë edhe si Duru, i pëlqen këto?

Sigurisht, mua nuk më pengon aspak kjo gjë sepse aty pasqyroj figurën e një vajze mbështetëse, shembull i mirë për shoqërinë, për gjithë ata që përpiqen të qëndrojnë suksesshëm edhe pa lënë fundin e litarit.

Po me motrën tënde në serial Gamze si i keni raportet në jetën reale?

Varësisht nga obligimet e ditës ne ende mbajmë raporte të mira, madje nëna ime e quan si vajzën e saj.

Si e ndryshoi fama jetën tuaj?

Edhe historia ime akademike dhe suksesi në karrierën time si 12 vjeçare në volejboll kanë qenë gjithmonë të lidhura. Të jesh e suksesshme dhe popullarizuar sigurisht që të sjellin ndryshime, tani unë jam unë dhe preferoj të jetë bukur ashtu si dua dhe të respektoj vendin tim suksesin tim, e vetmja gjë që ka ndryshuar tek unë është sjellja e ëmbël me njerëzit në rrugë që ecin gjithmonë dhe më ndalojnë.

A keni mësuar të jetoni këtu si dikush që ka lindur dhe rritur në Stamboll?

Unë nuk është se kam qenë larg Stambollit shumë por nuk kam qenë duke jetuar në një metropol, por kohën e lirë e kam kaluar më shumë në Europë.

Cilët janë aktorët tuaj të preferuar?

Ka shumë, por më pëlqen thuajse suksesi i secilit qoftë në Turqi apo edhe jashtë.

Por teatri nuk të pëlqen?

Edhe pse është dëshira ime më e madhe gjithashtu edhe frika ime e madhe, nuk dua të bëj atë hap pasi nuk e di nëse do të shpërthejë në teatër ashtu si shpërthej nëpër seriale.

Cilat janë pritjet tuaja në të ardhmen si aktorë?

Jam edhe unë shumë kurioze të di se si do jetë e ardhmja ime si aktore, kam në ëndërr hapjen e një shkolle për artin, sportin, shkencën dhe mbrojtjen e ambientit e uroj që të arrijë të bëj atë në një të ardhme.