Pas mbarimit të takimit Zaev-Ahmeti, dy liderët e partive të tyre kanë dalë me deklaratë për media. Ahmeti e Zaev u kanë apeluar qytetarëve që rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale të kalojë ashtu si i pari pa ndonjë problem sepse vetëm me zgjedhje të lira dhe demokratike fitojnë të gjithë. “Sonte jemi këtu që ti japim mbështetje kandidates për kryetare të Tetovës Teuta Arifi bashkë si partner të koalicionit të cilin e zyrtarizuam që para rrethit të parë të zgjedhjeve lokale. Japim mbështetje të ndërsjellë dhe besojmë në të ardhmen e Maqedonisë. Këtë që po e bëjmë si parti politike është vlerë për respekt dhe ne krenohemi sepse për herë të parë ndodhë në Maqedoni të kemi koalicion shumë transparent para fillimit të zgjedhjeve, ka deklaruar Zaev”. “Bëmë një analizë reciproke mbi zbatimin dhe respektimin e marrëveshjes parazgjedhore me çka ndamë mendim se marrëveshja ka funksionuar mirë në gjitha nivelet. Gjithashtu biseduam edhe për tema të rëndësishme që na presin pas zgjedhjeve” , ka thënë Ahmeti. Dy liderët Tetovarëve u kërkuan mbështetje dhe përkrahje për Teuta Arifin.