Në numrin e nesërm të gazetës KOHA do të lexoni intervistën ekskluzive me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në kuadër të ciklit të intervistave me liderët politik, të cilat do të botohen derisa po zgjat fushata parazgjedhore. Ahmeti në këtë intervistë flet për dekorimin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa u përgjigjet edhe zërave kritik lidhur me ceremoninë, të cilët e cilësuan si ndërhyrje në fushatën zgjedhore. Duke folur për aferën e përgjimeve dhe më pas zhvillimet që sollën deri te Marrëveshja e Përzhinos dhe zgjedhjet, Ahmeti thekson gjatë kësaj periudhe është dashur të reagohet me zgjuarsi politike. “…mega skandali i përgjimeve na vendosi në situatë ku duheshte me shumë zgjuarsi, me shumë pjekuri të mendohet, të analizohet se në këtë uragan, këtë ortek problematik që po zhvilloheshe, a të jemi sehirëxhi apo do të kyçemi për të menaxhuar, për të komunikuar me palët. Dhe Bashkimi Demokratik për Integrim vlerësoi që pavarësisht çmimit, pavarësisht se kur fillon një ortek edhe të vërshon, ne të vetëdijshëm hymë që të ndihmojmë që ky ortek të mos bëjë shkatrim të papërmisueshëm, shkatrim që mund të na kthente shumë mbas….”, thotë Ahmeti lidhur me përgjimet. Ai shpalos për herë të parë se ka qenë i përgjuar gjatë viteve 2002 dhe 2003 kur ishte në koalicion me Branko Cërvenkovskin. “Po i përgjuar kam qenë që nga 2002, domethënë dikush e ka vendosur në mullirin e tij telefonat e mi për të më përgjuar dhe unë jam ulur, kam biseduar asokohe me kryeministrin e vendit Cërvenkovski, ministër i punëve të brendshme ishte Hari Kostov, dhe më shfaqeshin pengesa shumë të mëdha në telefon 2002/2003….”, ka thënë Ahmeti. Ai madje shfaqet optimist për zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe, premtim ky që është përfshirë edhe në platformën e BDI-së… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)