Lider i BDI-së Ali Ahmeti ia uroi fitoren zgjedhore presidentit të Francës Emanuel Makron. “Duke mirëpritur me kënaqësi zgjedhjen Tuaj në postin President i Republikës franceze, më lejoni që në emrin tim dhe të të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, t’Ju shpreh urimet më të përzemërta Juve dhe popullit francez për zgjedhjen e qartë për vlerat evropiane”, thotë Ahmeti në urimin e tij .
Ai gjithashtu thekon se integrimi euro-atlantik mbetet alternativa e vetme për Maqedoninë dhe shpreh bindjen e plotë, se Franca do të kontribuojë në forcimin e perspektivës evropiane për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. “Duke shprehur edhe një herë urimet e mia për Ju dhe vendin tuaj, Ju lutem pranoni zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, e përfundon urimin e tij Ahmeti.