Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar 7 Marsin ditën e mësuesit. “Para 130 viteve, më 7 mars 1887, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe. Edhe pas 130 viteve, betejat e Rilindasve tanë nuk kanë të ndalur as sot kur po ballafaqohemi me sfida të ndikimeve nga më të ndryshmet dhe me përplasje të civilizimeve dhe kulturave.
Pas shumë përpjekjeve dhe sakrificave të gjeneratave të tëra, sot kemi çerdhe, shkolla fillore e të mesme, si dhe universitete në gjuhën shqipe, por nuk mjafton vetëm infrastruktura, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për cilësi dhe përkushtim. Gëzuar ditën tuaj mësimdhënës”, thuhet në urimin e Ali Ahmetit.