Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka dhënë mesazhin e tij për zgjedhjet lokale, pasi votoi në Zajaz të Kërçovës. “Apeloj tek të gjithë qytetarët që masovikisht të dalin të votojnë dhe pa frikë pasi janë krijuar kushte që të votohet në mënyrë demokratike”, ka thënë Ahmeti. Sipas tij, shumë e rëndësishme është të pranohet rezultati nga gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor. “Ata që do të zgjidhen do të duhet të punojnë në interes të qytetarëve që të krijojnë kushte që të kemi prosperitet ekonomik dhe politik në shoqëri”, ka thënë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.