Ahmeti: Të investojmë për zgjidhjen e krizës

31

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me komisarin Johanes Hahn tha se e kanë njoftuar atë në lidhje me zhvillimet në vend. “Ata shfaqën një interesim të jashtëzakonshëm mbi zhvillimet dhe kërkonin mundësi se si mund situata të tejkalohet dhe vendi të kthehet në normalitet me institucione funksionale duke filluar nga Kuvendi deri tek konstitutimi i Qeverisë.  Porosi, mesazhe ishin shumë miqësore që vendi duhet t’i tejkaloj të gjitha mosmarrëveshjet, dhe të marrim obligim të gjitha forcat politike në vend, deri në konstituimin e suksesshëm të institucioneve këtu në Maqedoni”, deklaroi Ali Ahmeti. Ai tha se ka kërkuar nga Hahn si dhe nga tre eurpodeputetët që ato edhe më tej të i inkurajojnë ata dhe të lehtësojnë, me qëllimin tejkalimin e dallimeve që i kanë si parti politike dhe institucionet të merren më çështjet shumë më serioze me të cilat përballet vendi ynë.

“Sigurisht që ne duhet të dialogojmë, sigurisht që ne duhet të kërkojmë zgjidhje për të mos e dërguar situatën deri në ato nivele dhe të dëshpërojmë miqtë tanë në këtë rast BE-në sepse nuk do të ishte mirë për asnjë forcë politike as nuk do të ishte mirë për vendin tonë, por t’i grumbullojmë energjitë pozitive dhe t’i vëmë në funksion të zgjidhjes së krizës politike dhe jo të ngarkesave. Kjo krizë të zgjedhjet me mjet politike dhe të mos shndërrohet nga krizë politike në intra-etnike. Të gjithë duhet të investojnë në drejtim konstituimit të institucioneve dhe të funksionimit të tyre”, ka thënë mes tjerash Ahmeti.

Ai tha se vullnetin e mirë duhet ta demonstrojnë dy forcat politike si VMRO-DPMNE dhe LSDM. Ahmeti poashtu tha se BDI mbetet në qëndrimin për përkrahjen që e ka dhënë Zaevit dhe LSDM-së, duke theksuar se nëse është e nevojshme të votohet Qeveri pa mandatin e Ivanonit, ata do ta respektojnë vendimin e tillë për të përkrahur LSDM-në. I pyetur në lidhje me heqjen dorë nga Platformë e Shqiptarëve ai tha se “nëse dikush mendon të dikush dëshiron të tërhiqem nga ajo deklaratë atëherë kërkon tërheqje nga Marrëveshja e Ohrit. Kjo deklaratë po keqpërdoret për qëllime politike”.

Comments are closed.