Shkup, 21 maj – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u takua me drejtorin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) për Evropë, Pol Makarti dhe me drejtorin rezident të programit, Oven Paun.
Makarti, siç citohet në njoftimin zyrtar, theksoi se do ta vazhdojë bashkëpunimin e suksesshëm me Bashkimin Demokratik për Integrim, me ç’rast i prezantoi programet për zhvillimin e qendrave analitike të partive politike, komunikimit, transparencës dhe luftës kundër korrupsionit.
Ahmeti e falënderoi atë për vizitën dhe mbështetjen që Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) ia ofron BDI-së dhe qytetarëve në drejtim të përforcimit të kapaciteteve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit me qëllim që të krijohen baza dhe qëndrueshmëri për gjeneratat e reja.
Ahmeti e theksoi nevojën për “veting” si formë të verifikimit të të gjithë bartësve të funksioneve publike në shtet që do të kontribuojë në sundim të ligjit, drejtësi joselektive, luftë ndaj korrupsionit, transparencë më të madhe dhe t’i parandalojmë spekulimet dhe shpifjet.
Kryetari i Bashkrimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shprehu nevojën për largimin e paragjykimeve të cilat ekzistojnë në shoqëri, ai theksoi se ky shtet është i përbashkët dhe se ardhmëria duhet ndërtuar së bashku.