Shkup, 6 dhjetor – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në selinë e BDI-së në Tetovë e ka pritur ambasadorin e Gjermanisë në Shkup, Tomas Gerberih.
Ahmeti dhe ambasadori Gerberih, siç theksohet në kumtesë, kanë bashkëbiseduar për zhvillimet politike në Maqedoninë e veriut dhe në rajon, anëtarësimin në NATO dhe në BE, reformat, si dhe zgjedhjet e parakohshme të vitit të ardhshëm.
Lideri i BDI-së e njoftoi ambasadorin gjerman për zhvillimet e brendshme në BDI ku u zgjodhën gati se 100% të kryetarëve të rinj të degëve, mbi 90% të kryetarëve të rinj të këshillave vendor, u zgjodhën edhe forume të reja rinore dhe të grave, u përpilua statut i ri, deklaratë e re dhe 5 rezoluta programore, kurse me 21 dhjetor do të organizohet edhe Kongresi.
Ata diskutuan edhe për ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO nga Spanja në mënyrë që ky proces të përmbyllet në fillim të vitit të ardhshëm.
Ahmeti ka njoftuar ambasadorin mbi propozim prioritetet programore vijuese të BDI-së që përfshijnë integrim konsensual, drejtësi joselektive, veting dhe transparencë të veprimtarisë publike, jetesë cilësore, vende pune dhe përafrim të standardeve me Bashkimin Evropian që do t’i mundëson rinisë të ndërton të ardhmen në vendin e vet.