Tetovë, 28 tetor – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pritur në selinë partisë në Tetovë, Ambasadorin e Spanjës në Maqedoni, z. Emilio Lorenzo Serra. Ahmeti dhe Ambasadori Serra kanë biseduar për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimet kushtetuese si dhe për situatën në rajon.
Ahmeti ka theksuar se pritjet e tij që mbështetja në kuvend për procesin integrues të vendit të rritet edhe më tej gjerë në përfundim të suksesshëm të procesit.
Ambasadori Serra ka vënë theksin mbi përkrahjen e Spanjës për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Në takim u diskutua edhe rreth situatës në rajon dhe për rrethanat aktuale gjeopolitike dhe gjeostrategjike.