Tetovë, 1 tetor – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur ambasadorin e ri të Holandës në Maqedoninë e Veriut, Dirk Jan Kop, në takim pune në selinë e BDI në Tetovë.
Ahmeti uroi ambasadorin e ri holandez për detyrën e re duke theksuar që bashkëpunimi i afërt me Holandën do të vijojë edhe në të ardhmen si dhe e falënderoi për kontributin e vendit të tij të derisotëm për Maqedoninë.
Bashkëbiseduesit gjithashtu këmbyen mendime për zhvillimet aktuale, sundimin e ligjit, integrimin eurotlantik të vendit dhe rajonit.
Ahmeti nënvizoi përkushtimin e BDI për të arrirë drejtësi joselektive funksionale dhe të besueshme dhe kjo arrihet nëpërmjet vetingut.
Në lidhje me vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian në mes të këtij muaji, Ahmeti tha që pret që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, me mbështetjen e Holandës, të marrin datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Kjo do të kontribuojë në reformim edhe më të thellë të vendeve tona në përputhje me pritshmëritë e Brukselit, por edhe do ta stabilizojë rajonin tonë.