Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në Shkup realizoi takim me shefen e misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadoren Nina Soumalanien. Ambasadorja Suomalainen, siç njofton Zyra për informim e BDI-së, shprehu interesim për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale dhe fushatës parazgjedhore, ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe progresin e reformave në vend.
Lideri i BDI-së në takim ka theksuar se fushata zgjedhore po vijon mbarë dhe pa asnjë kontestim nga pjesëmarrësit në garë. “BDI është e interesuar për proces të lirë zgjedhor, demokratik dhe të pranueshëm nga të gjitha palët. Debati për ligjin për përdorimin e gjuhëve u ndërpre përkohësisht në mënyrë që mos të keqpërdoret foltorja e kuvendit për fushatë zgjedhore. Sa i përket reformave, BDI është e përkushtuar për realizimin sa më të përpiktë të reformave”, theksoi Ahmeti.