Ish-kryeministri i Turqisë, njëherësh deputet i parlamentit turk, Ahmet Davutogllu ka takuar liderin e BDI-së, Ali Ameti. Njoftimin për takimin me Davutogllun e ka bërë vet Ahmeti në profilin e tij në Facebook. “Sot në Shkup kisha rastin ta takoj përsëri ish Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Turqisë dhe ish liderin e AKP, Ahmet Davutogllu. Diskutuam për zhvillimet politike në vend e rajon duke u fokusuar në situatën aktuale në vend. Z. Davutogllu theksoi rolin tonë në drejtim të stabilitetit të Maqedonisë dhe rajonit duke marrë parasysh se shqiptarët jetojnë në 6 shtete në rajon dhe janë boshti kryesor i stabilitetit të Ballkanit. Unë e njoftova mysafirin për angazhimet e Bashkimit Demokratik për Integrim në drejtim të stabilitetit politik të vendit, marrëdhënieve të mira ndëretnike, fqinjësisë së mirë, integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian”, shkruan Ahmeti. (koha.mk)