Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në një takim pune në selinë e BDI-së në Tetovë, ambasadorin e Suedisë në Shkup, Mats Stafanson. Ahmeti dhe ambasadori Stafanson bashkëbiseduan për gjendjen në Maqedoni dhe mbi negociatat midis partive politike.
Kryetari Ahmeti njohtoi Stafansok që BDI ka arritur të rrumbullakësojë negociatat për ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe si dhe pikat nga Deklarata e përbashkët e partive parlamentare shqiptare, ndërsa për çështjet tjera priten zhvillimet procedurale në vend në lidhje me mandatin për formimin e qeverisë. Ahmeti theksoi se në BDI akoma nuk është vendosur nëse partia do të qëndrojë në opozitë duke përkrahur njëkohësisht një qeveri të pakicës ose do të bëhët pjesë e qeverisë së ardhshme si dhe elaboroi mbi përparësistë dhe mangësitë e të dy opcioneve.
Duke folur për zhvillimet në vend, Ahmeti nënvizoi që protestat janë e drejtë demokratike e shprehjes së pakënaqësisë, por nuk duhet që të marrin dimension etnik dhe të dhunshëm, me ç’rast dënoi sulmin ndaj gazetarëve në protestat e mbrëmshme. Ambasadori suedez dhe Kryetari Ahmeti biseduan edhe për zgjedhjet lokale si dhe për nevojën e përfundimit të konstituimit të Kuvendit sa më shpejt që është e mundur.