Shkup, 4 mars – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të realizojë takim pune me ish-ambasadorin amerikan në vend Filip Riker, i cili është edhe këshilltar civil dhe politik i komandantit të Komandës Evropiane të Forcave Ushtarake të SHBA-së dhe ndihmëssekretar i ardhshëm shtetëror amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, i cili ndodhet sot për vizitë në Shkup.
Takimi, siç njofton Zyra për informim e BDI-së, do të mbahet në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Аmerikës në Shkup.