Shkup, 13 shkurt – Për aksidentin që ndodhi sot në rrugën Shkup-Tetovë ku të vdekur mbetën 13 persona, u shpreh edhe Kryetari i BDI, Ali Ahmeti. Ai në profilin e tij në fejsbuk u shprehu ngushllime familjarëve të viktimave dhe shprehu gatishmërinë për të qëndruar afër të të lënduarve.
“I trishtuar nga aksidenti tragjik në autostradën Tetovë – Shkup.
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave.
Ndajmë dhimbjen me familjarët, do të jemi pranë tyre si dhe të lënduarve duke vijuar me mobilizimin maksimal të zjarrfikësve, policëve dhe mjekëve për t’iu dal në ndihmë të gjithëve”, kishte shkruar Ahmeti në profilin e tij në fejsbuk.