Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në selinë e partisë në Tetovë shpalli fitore të madhe të partisë në Tetovë, Strugë, Çair, Dibër, Saraj, Likovë, Dollnen, Tearcë, si dhe në Pllasnicë dhe Kërçovë në raundin e parë. Ai iu falënderua të gjithë votuesve për kontributin e tyre në këtë fitore të madhe të BDI-së dhe për mandatet e marra për katër vitet e ardhshme të kryetarëve të komunave. “Sigurisht se gjatë një fitore të këtillë të madhe ka beteja të caktuara të humbura, por nuk do të thotë se është humbur e tërë lufta, siç është rasti me Gostivarin, ku në epërsi është kandidati tjetër, por edhe prej ku ende po priten rezultatet e fundit që të konfirmohet saktë cili është fituesi”, tha Ahmeti.
Kandidatja e BDI-së për kryetare të Tetovës, Teuta Arifi iu falënderua BDI-së për mbështetjen për edhe një mandat katërvjeçar për këtë funksion. “Dua t’u falënderohen aktivistëve tanë, por edhe qytetarëve të cilët në këto zgjedhje e vlerësuan punën tonë të përfunduar dhe projektet e përfunduara dhe premtoj se edhe në mandatin e ardhshëm do të punoj për të gjithë qytetarët pa dallim të përkatësisë etnike dhe politike”, tha ajo.
Arifi shtoi se në Tetovë për herë të dytë votohet një grua dhe premtoi se hapur dhe me nder do të punojë në realizimin e asaj që u ofrua në fushatë. Në katër vitet e ardhshme do të punojmë në projektet e përbashkëta që të tregojmë se Tetova që e duam është e vlefshme për këtë”, tha ajo BDI-aj sonte pas deklaratev të Ahmetit dhe Arifit e filloi fitoren zgjedhore edhe në vetë selinë e partisë, por edhe jashtë saj me daulle, me rënien e borive të automjeteve dhe me brohoritje.