Kërçovë, 5 maj – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti votoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në vendvotimin 0816 në Zajaz-Xhuma.
“Dita e sotme për të gjithë qytetarët në vend është shumë e rëndësishme për dërgimin e porosisë deri te tërë rajoni dhe deri te bashkësia ndërkombëtare se jemi shoqëri e pjekur. Nuk është ditë për qëndrim në shtëpi, por ditë për dhënien e kontributit për ardhmërinë dhe ashtu të gjithë së bashku të shkojmë drejt ardhmërisë së sigurtë së vendit tonë. Dalja deri këtë moment është më e madhe për 0,5 për qind në krahasim me rrethin e parë në këtë kohë. Sipas informatave të mia deri këtë moment procesin zgjedhor po zhvillohet qetë dhe pa kurrfarë probleme”, tha Ahmeti.