Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka realizuar sot në Tetovë takim me Ambasadorin e ri gjerman në Maqedoni, Thomas Gerberich. Ambasadori gjerman shprehu mbështejen e fuqishme gjermane për proceset reformuese në Maqedoni si dhe integrimin EuroAtlantik të vendit. Ahmeti i uroi punë të mbarë Ambasadorit Gerberich dhe theksoi që bashkëpunimi i ngushtë me autoritetet gjermane do të vijoj edhe në të ardhmen. Ai tha që fushata zgjedhore po zhvillohet qetë dhe që BDI do të angazhohet për proces të lirë zgjedhor dhe të pranueshëm për të gjithë.
Sa i përket reformave, BDI mbetet tërësisht e përkushtuar që të vijoj procesin reformues me po të njejtin vrull pas përfundimit të zgjedhjeve. Ahmeti foli për rolin e rëndësishëm të Gjermanisë në proceset integruese euroatlantike dhe ftoi Berlinin që ta intensifikon ndihmën në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit. Bashkëbiseduesit këmbyen mendime edhe për ligjin per përdorimin e gjuhëve, fqinjësinë e mirë, bashkëpunimin ekonomik, etj.