Disa studentë dhe nxënës nga shkolla të mesme nga Kumanova sot në selinë e BDI-së janë pritur nga kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit. Gjatë takimit, siç shkruan “Aktuale”, janë diskutuar problemet me të cilat ballafaqohen nxënësit nëpër shkolla si dhe kërkesat për të përmirësuar cilësinë në arsim. Ahmeti dëgjoi hallet e nxënësve dhe shprehu gatishmëri të plotë që në të ardhmen të përkushtohen edhe më shumë në arsim si shtyllë kryesore e një shoqërie.