Shkup, 9 dhjetor – Nuk kam menduar se Nikolla Gruevski do të ikë nga shteti, por ai do të ketë arsye të forta se pse ka ikur. Kështu është përgjigjur lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ndërsa është pyetur nëse e ka pritur që ish partneri Gruevski të ikë nga drejtësia e shtetit.
“Tani, unë nuk mund të spekuloj, por nuk kam menduar se ai do të ikë nga shteti, por ai do të ketë arsye të forta se pse ka ikur. Tani, çka të them? Që të sillet një vendim i këtillë, nuk është lehtë dhe gjithsesi, unë pres që ai të jep më shumë shpjegime për opinionin”, ka thënë Ahmeti. (koha.mk)