Ahmeti nis debatin për krimet gjenocidale ndaj shqiptarëve

Nesër, e shtunë më 18 nëntor, në Zajaz të Kërçovës, do të varrosen mbetjet mortore të viktimave shqiptare nga masakrat nga viti 1913 e gjer pas luftës së dytë botërore që u gjetën në disa varreza masive.
Me kerkesë të Këshillit Organizativ për zbulimin e krimeve ndaj shqiptarëve në shekullin e kaluar, z. Ali Ahmeti, si iniciator i aktiviteteve për zbardhjen krimeve gjenocidale ndaj shqiptarëve, do të mban fjalë rasti para të pranishmëve.
Varrimi i mbetjeve mortore të viktimave të gjenocidit ndaj shqiptarëve do të bëhet në Qendrën Përkujtimore “Nëna Shqiptare” në Zajaz të Kërçovës me fillim në ora 13:00.
Kohë më parë, në Zajaz dhe në vende tjera në Kërçovë u zbuluan varreza masive të viktimave nga masakrat ndaj shqiptarëve nga viti 1913 e gjer pas luftës së dytë botërore.