Me dhimbje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të mikut tim, njeriut të letrave dhe të proceseve shoqërore, kontribuuesit të madh në lëvizjet çlirimtare, Ramiz Kelmendit. Njerëz si ti, i dashur Ramiz, me cilësitë më të mira të bashkuara tek një njeri, lavdinë dhe mirënjohjen i kanë plotësisht të merituara. Fort e dashura familja Kelmendi, më lejoni që bashkë me ngushëllimet e mia, t’Ju përcjell edhe ndjenjën e miqësisë më të sinqertë.