Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka mbajtur tubim madhështor në sheshin Skënderbeu në Shkup, ku para të pranishmëve, në kuadër të fushatës për referendumin që do të mbahet me 30 shtator është kërkuar që të votohet për Maqedoninë në NATO.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh se prioritet i BDI-së, në platformën e saj ka qenë anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian ndërkaq prioritet mbi prioritet ka qenë jetësimi dhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit që do të përmbyllet duke miratuar ligjin e gjuhëve dhe së bashku me marrëveshjen që u nënshkrua në Prespës pas referendumit.
“30 shatori është një moment i papërsëritshëm dhe historik, pasi me 30 shtator nuk votohet një marrëveshje e arritur mes palëve. Me 30 shator ne flakim nga qafa një gurë që na peshon tash e 27 vite me radhë. Më 30 shtator nuk do të votojmë vetëm për paqen dhe stabilitetin dhe sigurinë në vendin tonë, por për mbarë rajonin e Ballkanit perëndimor, pasi kjo është një moment historik edhe për të tjerët. Me 30 shtator ne vulosim dhe ndahemi përgjithmonë nga e kaluara dhe vendoset gurthemeli për të ardhmen evropiane e këtij vendi,” u shpreh kryetari i BDI-së, Ahmeti.
Ai potencoi se të gjithë ata të cilët kanë dilema të mos llogarisin në zgjedhjet e ardhshme që do të vijnë por të llogarisin në shtetbërjen e këtij vendi.
“Më 30 shator votohet për shtet, për ardhmërinë, për ekonomi, për investime, më 30 shtator votohet për ardhmërinë e brezave edhe ata që do të lindin shekujve që do të vijnë pas. Dhe për atë me 30 shtator duhet të gjithë të veprojnë si burrështetas dhe mos të llogarisin në fitoret e zgjedhjeve partiake, por të dalin dhe të votojnë për ardhmërinë dhe sigurinë”, tha kryetari BDI-së, Ali Ahmeti.
Ndryshe, BDI gjatë ditës së nesërme aktivitetin e radhës për ti njoftuar qytetarët në lidhje me referendumin që do të mbahet me 30 shtator do ta ketë në komunën e Vrapcishtit dhe në Komunën e Gostivarit.